ProCredit Bank Kosova ka publikuar Raportin e Ndikimit, i cili pasqyron angazhimin e bankës për zhvillim të qëndrueshëm dhe ndikim pozitiv ekonomik, mjedisor dhe social.
Gjatë vitit 2024, banka ProCredit ka vazhduar të mbështesë bizneset e qëndrueshme dhe klientët që investojnë në energji efikase dhe të ripërtëritshme. Kreditë e gjelbra për biznese përbënin 126 milion EUR nga portofoli i përgjithshëm i kredive të bankës ProCredit.
Një nga arritjet më të mëdha është prodhimi i 4,237 MWh energji të ripërtëritshme nga parku fotovoltaik me kapacitet 3 MWp, duke shmangur rreth 3,900 ton CO₂ emetime gjatë vitit 2024.
Raporti gjithashtu thekson angazhimin e ProCredit për barazi gjinore, me përfaqësim të balancuar të grave në pozitat udhëheqëse, ku thuajse gjysma e roleve menaxheriale të larta mbahen nga gratë.
Si pjesë e angazhimit të bankës për një të ardhme më të qëndrueshme, ProCredit synon të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, duke ulur të paktën 90% të emetimeve Scope 1, 2 dhe 3.
Ky raport përforcon vizionin e bankës ProCredit për të ndërtuar një ekonomi më të gjelbër, më të përgjegjshme dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë vendin.
Lexoni raportin e plotë këtu:https://procreditbank-kos.com/Uploads/Data/Files/2/01-Impact_report_45-res_kNf8CmUTvM.pdf



