Një piceri në Lipjan është kapur duke vjedhur energjinë elektrike dhe tash duhet të paguajë 14 mijë euro si rikthim të humbjeve.
Sipas ligjit, për konsumatorët komercial rikthimi i humbjeve bëhet në bazë të faturës vjetore.
Por ky nuk është vetëm dënim financiar – është edhe vepër penale që, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënohet deri në tre vjet burg. ![]()
‘Energjia elektrike është pasuri publike dhe vjedhja e saj dëmton gjithë sistemin’, thuhet në njoftimin e KEDS.



