Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë datave 18 dhe 19 nëntor 2025 në territorin e Kosovës priten reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë të intensitetit të lartë.
Sipas të dhënave dhe modeleve hidrometeorologjike, reshjet e parashikuara mund të shkaktojnë vërshime të shpejta në lokalitete të caktuara.
IHMK apelon institucionet dhe qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, sidomos në zonat që zakonisht janë të ndjeshme ndaj vërshimeve. Instituti ka paralajmëruar se informacione të detajuara mund të gjenden në njoftimin e plotë të publikuar nga institucioni.



