Home / Lajme / Rajoni / Konçar do të dorëzojë transformatorë në Maurici

Konçar do të dorëzojë transformatorë në Maurici

Kompania kroate Konçar, përmes degës së saj Konçar D&ST, ka fituar një kontratë me Autoritetin Kombëtar të Energjisë në Maurici (CEB) për furnizimin me transformatorë specialë.

Transformatorët do të përdoren në hidrocentralin Le Val në Maurici, që ka një kapacitet të instaluar prej 4 MW dhe përbëhet nga dy njësi gjeneruese të tipit Turgo.

Testimi në fabrikë dhe pranimi nga klienti ka përfunduar në fillim të nëntorit, ndërsa transporti është planifikuar përmes portit të Rijekës në Kroaci dhe me anije drejt Port Louis në Maurici, me mbërritje të parashikuar brenda vitit.

Ky projekt është pjesë e strategjisë së Mauriciut për rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme në sistemin energjetik.

Konçar D&ST është përzgjedhur nga CEB si prodhuesi europian i vetëm ndër tetë konkurrentët që garuan për këtë kontratë.