Home / Lajme / Rajoni / SHBA refuzon përjashtimin e NIS-it nga sanksionet, kërkon largim të plotë të kapitalit rus

SHBA refuzon përjashtimin e NIS-it nga sanksionet, kërkon largim të plotë të kapitalit rus

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos pranojnë një përjashtim nga sanksionet për kompaninë serbe të naftës NIS dhe kërkojnë që Rusia të tërhiqet plotësisht nga pronësia e kompanisë.

Uashingtoni po ushtron presion mbi Beogradin për të eliminuar pjesëmarrjen ruse në NIS, pjesë e sanksioneve ndaj sektorit energjetik rus. Analistët thonë se ky zhvillim ka rëndësi strategjike, pasi NIS konsiderohet një aset kyç për furnizimin me energji të Serbisë.

Zyrtarët serbë paralajmërojnë se mungesa e një zgjidhjeje mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe politike dhe mund të rrezikojë furnizimin me karburante në vend.