Home / Lajme / Kosova / Vendimi i Supremes – Rafuna e konfirmon: Bizneset tash mund ta padisin ZRrE-në për kompensim të dëmeve

Vendimi i Supremes – Rafuna e konfirmon: Bizneset tash mund ta padisin ZRrE-në për kompensim të dëmeve

Gjykata Supreme ka marr vendim që dy nene të udhëzuesve të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike t’i shpallë të paligjshme dhe i ka shfuqizuar ato, shkruan Periskopi.

Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i cili edhe e kishte bërë padinë.

Rafuna në një prononcim për Periskopin tha me vendimin e Gjykatës Supreme konfirmohet se ZRrE i ka nxjerr bizneset jashtëligjshëm në tregun e lirë.

“Kjo i bjen që ia ka anuluar të gjitha aktet udhëzuese mbi bazen e të cilave ZRrE i ka nxjerr në treg të lirë bizneset dhe tani mbetet me u pa procedura tjetër. ZRrE në mënyrë të jashtëligjshme i ka nxjerr bizneset në treg të lire”, tha Rafuna për Periskopin.

Kryetari i OKE shtoi se tani bizneset kanë drejtë ta padisin ZRrE për kompensim të dëmit.

“Tani çdo biznes mund ta padisë ZRrE për kompensim të demit”, tha Rafuna.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com