Home / Lajme / Mjedisi / AGK implementon nismën EcoVoices për fuqizimin e gazetarëve të rinj në raportimin mjedisor

AGK implementon nismën EcoVoices për fuqizimin e gazetarëve të rinj në raportimin mjedisor

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) po implementon me krenari nismën EcoVoices, e cila krijon një platformë për gazetarë të rinj dhe aktivistë nga komunitete të ndryshme etnike për të avokuar për drejtësi mjedisore dhe për të drejtën për një mjedis të shëndetshëm për të gjithë.

Pas trajnimit të tetorit mbi raportimin mjedisor, Green Forum mblodhi së bashku redaktorë mediesh dhe pjesëmarrësit e rinj, të cilët prezantuan idetë e tyre për storje multimediale dhe artikuj që adresojnë sfidat mjedisore në komunitetet e tyre. 20 gazetarë të rinj përfituan aftësi të reja, mjete praktike dhe mentorim të drejtpërdrejtë nga redaktorë profesionistë.

AGK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e gazetarëve të rinj dhe promovimin e raportimit cilësor mbi çështjet mjedisore, që ndikojnë në të gjitha komunitetet në Kosovë.

Nisma EcoVoices realizohet në kuadër të projektit “Përforcimi i hapësirës qytetare, kohezionit social dhe modeleve inovative të angazhimit publik”, i implementuar nga UNDP Kosovo.