Në ditën e dytë të konferencës, Besnik Vasolli dhe Medina Salihu nga OEGJK së bashku me Deniz Daut nga GIZ/ITP prezantuan Kosovën dhe ITP Prizren si destinacione serioze dhe tërheqëse për investitorët gjermanë, duke theksuar rolin e OEGJK-së si platformë mbështetëse për ta.
Në panelin “Bridging Regions and Investors – How Chambers and Advisors Drive Cross-Border Growth”, ekipi theksoi perspektivën e Kosovës si një treg në rritje, modern dhe i gatshëm për partneritete të reja me bizneset gjermane. U nënvizua besueshmëria, vlerat perëndimore, dinamizmi dhe orientimi drejt inovacionit. Gjithashtu, u bë ftesë për investitorët dhe zyrtarët gjermanë të vizitojnë vendin dhe të shohin nga afër potencialin që ofron Kosova, veçanërisht në sektorin e energjisë.
Pikat kryesore të ditës përfshinë: panelin kryesor për prezantimin e Kosovës dhe ITP Prizren, takime me Dak Gesundheit, GLS Consults dhe Global Location Strategies, drekë dhe rrjetëzim me partnerë ndërkombëtarë, si dhe vizitë zyrtare në selinë e ProCredit Bank në Frankfurt.
Interesi për bashkëpunim me Kosovën po rritet sidomos në sektorët e TIK, BPO, konsulencës, strategjive të lokacionit, financave, shërbimeve dhe investimeve. Angazhime të tilla po ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi dhe forcojnë prezencën e OEGJK-së në rrjetet gjermanofolëse të biznesit, duke sjellë përfitime të prekshme për anëtarët dhe duke afruar Kosovën më pranë tregut gjerman.
Një falënderim i veçantë shkon për IME, Bekim Xhafa dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë ditë të suksesshme.



