Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka thënë vendimi i Gjykatës Supreme e cila shpalli të paligjshëm Udhëzuesin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) zbulon dështimin profesional dhe institucional të ZRRES-së dhe Qeverisë në menaxhimin e sektorit energjetik.
Ai për këtë e ka bërë përgjegjëse direkt Qeverinë.
Shahini ka dhe një thirrje urgjente, atë të rishikimit të politikave energjetike.
“AKB kërkon urgjentisht përgjegjësi, rishikim të plotë të politikave energjetike dhe përfshirje të domosdoshme të komunitetit të biznesit në çdo proces rregullator. Kosova nuk mund të zhvillohet ekonomikisht me institucione që gabojnë në dokumentet themelore ligjore dhe që pastaj korrigjohen nga gjykatat” tha Shahini.



