Home / Lajme / Rajoni / Shqipëria hap tender për furnizuesin e mundësisë së fundit të energjisë

Shqipëria hap tender për furnizuesin e mundësisë së fundit të energjisë

Shqipëria ka hapur procedurën e tenderit për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit të energjisë elektrike.

Furnizuesi i mundësisë së fundit siguron energji për konsumatorët që mbeten pa kontratë aktive ose pa furnizues të licencuar, si pasojë e falimentimit, mos-rinovimit të kontratës apo ndërprerjes së papritur të shërbimit nga furnizuesi ekzistues.

Shërbimi ofrohet për një periudhë maksimale prej 60 ditësh, ndërsa çmimi i energjisë për këtë kategori përcaktohet nga metodologjia e miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.

Furnizuesi i mundësisë së fundit ka funksion tranzitor, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit derisa konsumatori të lidhë një kontratë të re në tregun e liberalizuar.