Home / Lajme / Tjera / Forumi Kosovë–Japoni: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të reja, edhe në energji

Forumi Kosovë–Japoni: Rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të reja, edhe në energji

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, së bashku me Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Kiminori Iwama, hapën Forumin e Biznesit Kosovë–Japoni, të organizuar nga KIESA në bashkëpunim me JETRO.

Forumi i Biznesit Kosovë–Japoni synon forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe nxitjen e partneriteteve të reja në sektorët e TIK-ut, përpunimit të metaleve, energjisë, mjedisit dhe infrastrukturës.

Pas shumë prezantimeve nga institucionet e të dyja vendeve, forumi përfundoi me takime shumë produktive në formën B2B.

Gjatë ditës së dytë, delegacioni japonez, nën organizimin e KIESA-s, vizitoi Parkun e Biznesit në Drenas, ku u takuan me kompanitë Liftkos, Powerpack dhe Rec-Kos. Aktiviteti u mbyll me një drekë pune në qytetin e vjetër të Prizrenit, ku delegacioni u njoh më afër me kulturën, traditën dhe potencialin turistik të Kosovës.

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë–Japonia ka potencial të madh. Japonia ofron qasje të zgjeruar tregtare përmes Preferencave Autonome Tregtare, ndërsa tregtia bilaterale po rritet qëndrueshëm, duke hapur mundësi të mëdha për investime të reja, sidomos në teknologjitë e gjelbra dhe sektorët përpunues.