Home / Lajme / Kosova / Çerdhja “Yllkat” në Prishtinë mbetet pa rrymë, shkak mospagesa e faturave

Çerdhja “Yllkat” në Prishtinë mbetet pa rrymë, shkak mospagesa e faturave

Në Kopshtin “Yllkat” në Prishtinë, është ndërprerë rryma. Kjo ka ndodhur si pasojë mospagesës së borxhit ndaj KEDS-it.

Lidhur me këtë situatë një arsyetim e ka dhënë drejtoresha e këtij institucioni, Rifadije Sopi. Ajo ka treguar se për shkak se Komuna e Prishtinës nuk ka fonde për pagesën e energjisë elektrike, është ndërprerë rryma.

“Me keqardhje ju njoftojmë se aktualisht buxheti është i bllokuar në Komunën e Prishtinës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe në këtë fazë Komuna e Prishtinës nuk ka fonde për pagesën e energjisë elektrike. Si rrjedhojë e kësaj në IP Yllkat është ndërprerë energjia elektrike”, deklaroi drejtoresha Sopi.

Komuna e Prishtinës që disa kohë e hedh fajin tek niveli qendror, tek Qeveria Kurti, saktësisht tek Ministria e Financave dhe Transfereve për bllokim të buxhetit.

Përveç çerdhes, edhe shumë institucione tjera që veprojnë në kuadër të komunës së Prishtinës janë në gjendje të rënduar financiare.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com