Home / Lajme / Kosova / FKEE: Përfituesit e skemës së fundit mbështetëse kanë kohë deri më 31 dhjetor për të përfunduar punimet

FKEE: Përfituesit e skemës së fundit mbështetëse kanë kohë deri më 31 dhjetor për të përfunduar punimet

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë i Kosovës, FKEE, ka njoftuar se koha e aplikimit për disbursim të fondeve nga skema e fundit mbështetëse për masa të energjisë efiçiente po mbaron.

FKEE rikujton se data 31 dhjetor 2025, është data fundit për përfundimin e të gjitha punimeve rreth implementimit të masave EE dhe dorëzimin e aplikimit për disbursim.

Përfituesit e skemës mbështetëse për masat e efiçiencës së energjisë duhet të siguroheni që punimet të jenë të kryera plotësisht dhe dokumentacioni i nevojshëm të dorëzohet brenda këtij afati, sepse aplikimet e pranuara pas datës 31 dhjetor 2025 nuk do të merren në shqyrtim.

Dokumentet që duhet të dorëzoni janë këto:

  1. Formulari për disbursim sipas formatit që mund shkarkohet në këtë Link
  2. Dokumenti i identifikimit – Letërnjoftimi/pasaporta
  3. Fatura e integruar e lëshuar me të gjitha pozicionet e detajuara të masave EE të zbatuara, që korrespondojnë me materialet dhe sasitë e përmendura në paramasë dhe parallogari, si pjesë e bashkangjitur e letrës së para-aprovimit
  4. Dëshmia e pagesës së Auditorit të Energjisë (faturë e rregullt dhe/ose transaksion bankar)
  5. Dëshmia e transfertës bankare për të dëshmuar se përfituesi ka paguar punëkryesin sipas faturës
  6. Konfirmimi nga banka me detajet e llogarisë bankare për përfituesin në emër të të cilit është para-aprovimi
  7. Anekset e dërguara me para-aprovim, të plotësuara me të gjitha të dhënat e kërkuara.

Aplikimi duhet të bëhet duke dërguar dokumentacionin në adresën disbursimi@fkee-rks.net.