Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur se të shtunën ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, nga i cili ka marrë konfirmimin se Hungaria do ta ndihmojë Serbinë për stabilitetin energjetik.
“Kam biseduar në telefon me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, duke vazhduar dialogun përmbajtësor që zhvilluam pardje në Suboticë. Siç edhe premtoi, më informoi për takimin e tij të djeshëm në Moskë. Me këtë rast, theksoi se Hungaria do të ndihmojë stabilitetin energjetik të Serbisë”.
Ndryshe Hungaria premtoi të ndihmojë Serbinë edhe me furnizime me naftë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se rafineria e naftës e Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), e cila është në pronësi ruse, mund të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit.
“Serbia ndodhet në një situatë të vështirë. Hungarezët do ta ndihmojnë Serbinë, popullin serb dhe ekonominë e saj. Sot në Beograd do të diskutojmë detajet e kësaj ndihme,” tha Szijjarto në një video të publikuar në Facebook më 26 nëntor.



