Home / Lajme / Rajoni / Mal i Zi propozon program dhe plan veprimi për zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër

Mal i Zi propozon program dhe plan veprimi për zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër

Mali i Zi ka përpiluar një projekt-program për zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër, që vjen me një plan veprimi për periudhën 2026–2028 dhe një raport për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedis.

Programi është tashmë në fazë konsultimi publik — afati për komente dhe sugjerime filloi me 25 nëntor dhe do të zgjasë 20 ditë.

Në dokument theksohet se hidrogjeni i gjelbër shihet si përparësi strategjike për Malin e Zi deri në vitin 2030, si një karburant kyç për tranzicionin energjetik, dekarbonizimin dhe sigurinë energjetike.

Plani parashikon përdorimin e hidrogjenit në sektorë si energjia, transporti dhe industria, me prodhim i bazuar kryesisht në energji të tepërt nga centralet diellore dhe me erë. Po ashtu, synohet ndërtimi i infrastrukturës për balancimin e rrjetit dhe stacionet për karikim, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Në dokument përcaktohen disa objektiva kryesore: krijimi i kornizës institucionale dhe rregullatore për ekonominë e hidrogjenit, zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe teknike, hartimi i infrastrukturës kombëtare për hidrogjen — përfshirë edhe studime fizibiliteti dhe pilot-projekte — si dhe nxitja e arsimit, inovacionit dhe promovimit në fushën e hidrogjenit të gjelbër.

Sipas planit të pranuar si pjesë e strategjisë kombëtare të energjisë dhe klimës, Mal i Zi synon deri në vitet e ardhshme të zhvillojë projekte pilot me hidrogjen të gjelbër dhe të tërheqë investime të jashtme, në përputhje me objektivat e zbutjes së ndryshimeve klimatike.

Ky lëvizje vjen në një moment kur vendi tashmë ka nisur një fushatë të re për zgjerimin e burimeve të energjisë së ripërtëritshme — diellore, me erë, si dhe masa për efikasitet energjetik — si pjesë e tranzicionit drejt ekonomisë më të pastër.