Home / Lajme / Tjera / Dy punëtorë të KEDS-it lëndohen nga rryma gjatë punimeve në Gjilan

Dy punëtorë të KEDS-it lëndohen nga rryma gjatë punimeve në Gjilan

Dy persona derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve janë goditur nga rryma.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në rrugën “Skënderbeu”, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. 

/Telegrafi