Në fund të nëntorit 2025, burimet e energjisë së ripërtëritshme në Portugali prodhuan mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar 6 % të kërkesës së vendit, një rënie e lehtë krahasuar me 72% sa ishte në të njejtën periudhë në vitin 2024.
Të dhënat e operatorit kombëtar të rrjetit elektrik (Redes Energeticas Nacionais, REN) tregojnë se hidroenergjia dhe era ishin kontribuesit kryesorë, duke siguruar përkatësisht 26% dhe 25% të konsumit total të energjisë. Energjia diellore dha 12%, ndërsa termocentralet me biomasë mbuluan 5%.
Në të njëjtën kohë, burimet konvencionale si gazi natyror mbuluan rreth 15% të konsumit, ndërsa importet e energjisë elektrike përbënin 17%.
Vetëm për muajin nëntor, burimet e ripërtëritshme siguronin 66% të konsumit, ndërsa pjesa tjetër vinte nga burime jo-ripërtëritshme dhe importet – përkatësisht 16% dhe 18%.
Sipas REN, konsumimi total i energjisë elektrike në Portugali u rrit me 2.9% në periudhën janar–nëntor 2025 në krahasim me 2024-ën (ose rreth 2% kur merren parasysh temperatura dhe ditët e punës).
Këto rezultate konfirmojnë rëndësinë e vazhdueshme të investimeve në energjinë e ripërtëritshme në Portugali dhe përparimin e vendit drejt objektivave të qëndrueshmërisë dhe reduktimit të emetimeve karbonike.



