Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë njofton opinionin publik se zyra e tij rajonale në Mitrovicën e Veriut do të zhvendoset në një lokacion të ri nga data 5 janar 2026.
Të gjitha shërbimet e ofruara nga kjo zyrë do të mund t’i merrni në të njëjtin ambient me Postën e Kosovës në këtë komunë.
Për orientim më të lehtë, qytetarët mund të përdorin hartën në Google Maps: 42.8947480, 20.8658550.



