Home / Lajme / Kosova / LDK kërkon publikimin e kontratave të importit të energjisë, akuzon Qeverinë për keqpërdorime milionëshe

LDK kërkon publikimin e kontratave të importit të energjisë, akuzon Qeverinë për keqpërdorime milionëshe

Përfaqësueset e Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë akuzuar Qeverinë dhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike për ngritjen e çmimit të energjisë dhe transportin që paguan Kosova shumëfish më larë, i cili lëvizë mbi 80 herë brenda ditës. Ato kanë folur për lidhjet e mundshme të kompanive që furnizojnë Kosovën me kompaninë EFT të Vuk Hamoviqit, derisa kanë paralajmëruar se ngritje të çmimit të energjisë pritet të ketë edhe në vitin 2026.

Përfaqësueset e LDK-së në një konferencë për media, thanë se ngritje të çmimit të energjisë do të ketë edhe në vitin 20206.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se hajnia më e madhe që iu bëhet popullit nga Qeveria është energjia elektrike, gjë që sipas saj, për shkak të të gjeturave dhe fakteve, Lëvizja Vetëvendosje është në panik.

Ajo ka komentuar konferencën e djeshme të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se asnjë anëtar i LVV-së dhe Qeverisë nuk ka lidhje me kompaninë EFT të Vuk Hamoviq.

“Zonja Rizvanolli tha se asnjë anëtar i LVV-së dhe Qeverisë nuk ka lidhje me kompaninë EFT të Vuk Hamoviq. Ne në fakt lidhjet ia kemi lënë që t’i zbuloj Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tashmë ka nis hetimet dhe të dyja ne kemi deponuar dëshmitë tona sa i përket keqpërdorimeve në sektorin e energjisë elektrike”, tha ajo, duke pranuar se Kosova në shumicën e rasteve ka importuar energji nga NOA Energy, por ajo që dihet në bazë të të dhënave shihet qartë se EFT të Vuk Hamoviq, viteve të fundit e ka monopolizuar tregun e kapaciteteve transportuese.

Sipas saj, EFT i ka fituar shumicën e ankandeve vjetore, mujore dhe ditore në bazë të të dhënave që janë publike.

Ajo shtoi se Kurti ka ardhur me premtimin që do të ulet çmimi i energjisë dhe do të luftojë mafinë energjetike, por çmimi i energjisë elektrike gjatë qeverisë Kurti, është ngritur tri herë, kurse, Noa Energy ,dega në Kosovë është kompani që është regjistruar në vendin tonë në vitin 2021, ndërsa në vitin 2024 ka arritë të bëjë qarkullim në vlerë 160 milionë euro, kryesisht përmes kontratave bilaterale dhe pa procedura tenderuese.

E inxhinierja e LDK-së, Janina Ymeri komentoi të dhënat e doganës të prezantuara Amend Muja.

Ish-deputetja Bajrami dha detaje edhe për dëshminë që ka dhënë në prokurori dhe ngritjen e çmimit që energjisë që pritet të jetë në vitin 2026.

/Kosovapress