Java e Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme do të zhvillohet më 9 dhjetor në Hotel Courtyard by Marriott, me fillim nga ora 08:30 me fokus në promovimin e formalizimit, tregtisë së ndershme dhe konkurrencës së drejtë në Kosovë.
Kapitali.Online bashkon në një tryezë të përbashkët Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, për të diskutuar sfidat kryesore që lidhen me ekonominë formale, si dhe mundësitë për ndërtimin e një ekonomie më transparente, më të drejtë dhe më të qëndrueshme.
Kjo konferencë e nivelit të lartë do të shpalosë tematika të rëndësishme përmes tre paneleve të diskutimit, ku do të përfshihen përfaqësues të institucioneve, sektorit privat dhe ekspertë të fushës.
Java e Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një tregu më të drejtë, më të rregullt dhe më konkurrues, duke forcuar themelet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen për pjesëmarrje përmes këtij Link-u.



