Sipas një postimi të Janina Ymerit në rrjetet sociale, një nga arsyet kryesore për rritjen e faturave të energjisë në Kosovë nuk është vetëm çmimi i rrymës, por edhe manipulimi me tensionin elektrik, i njohur si nëntension.
Ne postimin e saj, Ymeri thotë se veriu i vendit ka tarifa më të ulëta për energjinë elektrike dhe që konsumatorët përballen me humbje të panevojshme dhe rritje të kostove për shkak të tensionit të ulët në rrjet.
Sipas saj, për pajisjet moderne shtëpiake dhe industriale, si kondicionerët, pompave termike, frigoriferët dhe makineritë industriale, ulja e tensionit nuk do të thotë ulje e shpenzimeve. Motorët me induksion tërheqin më shumë rrymë për të ruajtur fuqinë, duke rritur humbjet si nxehtësi dhe duke çuar në rritje të faturave. Ymeri e përshkruan këtë me analogjinë e larjes së një veture me presion të ulët uji: për të arritur të njëjtin rezultat, nevojitet më shumë kohë dhe burime.
Nëntensioni nuk rrit vetëm faturat, por dëmton edhe pajisjet. Nxehtësia e tepërt degradojnë izolimin e mbështjellësve të motorëve, duke shkaktuar dështim të parakohshëm të pajisjeve.
Ymeri sugjeron që konsumatorët të matin tensionin me voltmetër. Nëse bie vazhdimisht nën 210 volt, pajisjet po punojnë me humbje, duke shkaktuar pagesa për energji që nuk shfrytëzohet. Konsumatorët duhet të regjistrojnë këto rënie dhe t’i raportojnë tek ZRRE dhe furnizuesit e energjisë (KEDS/KESCO). Për makineri të rënda ose pompa termike, Ymeri rekomandon instalimin e stabilizatorëve të tensionit për të parandaluar mbinxehjen dhe rrymat e larta që mund të bllokojnë pajisjet.
Ky postim thekson se çmimi i rrymës nuk është i vetmi faktor që ndikon në faturën përfundimtare; stabiliteti i rrjetit dhe tensioni i siguruar për konsumatorët janë po aq të rëndësishme për një konsumin energjie efikas dhe të drejtë.



