Home / Lajme / Kosova / Shtohet mbështetja për ngrohtoren e Gjakovës: 100 mijë euro shtesë për sezonin dimëror

Shtohet mbështetja për ngrohtoren e Gjakovës: 100 mijë euro shtesë për sezonin dimëror

Ministria e Ekonomisë ka ndarë edhe 100 mijë euro për Ngrohtoren e Gjakovës, me qëllim të garantimit të furnizimit të sigurt me ngrohje dhe ruajtjes së një çmimi të përballueshëm për qytetarët gjatë sezonit të dimrit.

Sipas ministrisë, mbështetja totale financiare për Ngrohtoren ka arritur rreth 2 milionë euro që nga viti 2021, kur u funksionalizua sistemi i ri i kogjenerimit dhe ngrohjes me biomasë, projekt i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Institucionet presin që Ngrohtorja të ofrojë shërbim stabil gjatë muajve të ftohtë, duke kontribuar në uljen e ngarkesës në sistemin e energjisë elektrike dhe duke siguruar komoditet për familjet në periudhën më të ndjeshme të vitit.