Home / Lajme / Kosova / Përfaqësuesi i KEK-ut: Duhet reforma në OSHP, nuk arsyetohet 3 muaj për një lëndë

Përfaqësuesi i KEK-ut: Duhet reforma në OSHP, nuk arsyetohet 3 muaj për një lëndë

Avdi Muzliukaj, përfaqësues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë se kur bëhet fjalë për këtë Korporatë, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), duhet të jenë me të shpejtë në vendime sepse kemi të bëjmë me prodhim.

Sipas tij, nëse një ditë nuk punon një bllok në KEK bëhet lajm por në fakt shpeshherë problemi është OSHP-ja. Ai ka thënë se nuk duhet të trajtohet njëjtë një operator si KEK që tenderin e ka për material bazë me një aktivitet të letrës.

“Nuk mundet me e arsyetua askush një lëndë 3 muaj ditë. Arsyeja pse bëhet përmes marrëveshjeve të negociuara sepse ka operator që bëjnë ankesa vetëm me të bllokuar”, ka thënë ai.

Muzliukaj është shprehur se nuk mundet një lëndë të përfundoj për një muaj, ndërsa një tjetër për 3 muaj.

Për këtë, tha se duhet reforme totale në OSHP.

“Në OSHP duhet reformë total. Ekspertet që janë të brendshëm qysh mundet me vlerësua, qysh e bënë ekspertizën nëse nuk është inxhinier”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ka raste kur një lëndë me vlerë 100 mijë euro, bllokohet me 100 euro nga ankesat.

Paraprakisht, Isa Hasani, ushtrues i detyrës së kryetarit të bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ka thënë se janë disa aktivitete me interes shtetërore që duhet me i mbështete edhe nëse ka pasur pak lëndime procesi i prokurimit publik.

“P.sh të KEK-u, të rastet e barnave mundohemi me i lënë në fuqi për shkak të interesit publik ndonëse procesi mund të jetë “i lënduar”, ka thënë ai.