KEDS ka shpallur zyrtarisht listën e nxënësve dhe studentëve të përzgjedhur për t’u bërë pjesë e gjeneratës së trembëdhjetë të programit KEDS Academy.
Pas një procesi të rreptë seleksioni bazuar në rezultatet e aplikimit, kandidatët e suksesshëm do të nisin trajnimin e tyre të përzier teorik dhe praktik në departamente të ndryshme të kompanisë.
Programi i KEDS Academy synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuri profesionale dhe përvojë praktike në sektorin energjetik, duke përfshirë edhe trajnime në terren dhe punë me asete reale energjetike. Ky formim i integruar synon të rrisë mundësitë e tyre për punësim në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.
Kjo është edicioni i njëmbëdhjetë me radhë i Akademisë, që nga themelimi i saj si program i trajnimit profesional në vitin 2013. Qindra nxënës dhe studentë janë trajnuar deri më sot, dhe shumë prej tyre tashmë mbajnë edhe pozita menaxheriale brenda kompanisë dhe sektorit energjetik.



