Home / Lajme / Kosova / Mobilizohen edhe punëtorët e Kosova B për protestë: Pa ne nuk ka energji

Mobilizohen edhe punëtorët e Kosova B për protestë: Pa ne nuk ka energji

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka njoftuar për një mobilizim të fuqishëm të punëtorëve në Termocentralin Kosova B, në kuadër të protestës së paralajmëruar për realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas njoftimit të sindikatës, punëtorët e Kosova B janë ngritur së bashku me vendosmëri dhe dinjitet, duke treguar se zëri i punëtorit nuk mund të injorohet, raporton lajmi.net.

Sindikata thekson se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të ligjshme, ndërsa bashkimi i punëtorëve konsiderohet si forca kryesore për arritjen e tyre.

“Pa punëtorë nuk ka energji. Sindikalizmi i vërtetë qëndron në krah të punëtorit”, thuhet në reagimin e SRKEK.