Home / Lajme / Kosova / Azemi tregon se si u importua 1 miliard euro rrymë, zbulon planin e LDK-së me gazin amerikan

Azemi tregon se si u importua 1 miliard euro rrymë, zbulon planin e LDK-së me gazin amerikan

Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka treguar se si gjatë viteve të fundit Kosova ka importuar afër 1 miliard euro energji elektrike nga jashtë.

Ai ka thënë se energjia është importuar nga Vuk Hamoviqi dhe me lidhjet e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit.

“Gjatë këtyre viteve, Kosova ka importuar afër 1 miliard euro energji elektrike nga jashtë, kryesisht nga Vuk Hamoviqi, në lidhjet e Martin Berishajt e Nagip Krasniqit jashtë Kosovës. Ne do të ndërtojmë centralin me gazin amerikan, do të bëjmë gazifikimin e Kosovës, dhe do t’hapim mundësi të mëdha investimesh në burime të ripërtërishme”, ka thënë Azemi.