Home / Lajme / Kosova / Burim Ramadani kritikon menaxhimin e energjisë nga Qeveria

Burim Ramadani kritikon menaxhimin e energjisë nga Qeveria

Kandidati për deputet nga AAK, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me krizën energjetike në Kosovë, duke kritikuar mungesën e investimeve në kapacitete prodhuese.

“Kosova është pa rrymë. Qeverisja nuk investoi në kapacitete për prodhim, por gati 1 miliard euro u ble rrymë. Ku e qysh… thellë është puna! Flejmë mbi qymyr, paguajmë tmerrësisht shumë, nuk kemi rrymë. Duhet ta heqim terrin. Ta ndriçojmë shtetin tonë.”

Ramadani thekson nevojën për ndryshim në menaxhimin e energjisë dhe investime të qëndrueshme për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm për qytetarët.