Home / Lajme / Kosova / Ymeri: Qëllimi i dhënies së subvencioneve për energji ka qenë përfundimi në import

Ymeri: Qëllimi i dhënies së subvencioneve për energji ka qenë përfundimi në import

Zyra e Rregullatorit për Energji ka konfirmuar se në mars do të bëhet edhe shqyrtimi i tarifave të reja të rrymës. Aktualisht shumë zona të Kosovës po përballen me reduktime të ashpra.

E kjo problematikë që po shkakton vështirësi të madhe te qytetarët u diskutua edhe në programin e mëngjesit në Klan Kosova.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Janina Ymeri, deklaroi se qëllimi kryesor i qeverisë ka qenë futja e Kosovës në import.

Sipas Ymerit, dhënia e subvencionimit për pajisje të energjisë ka qenë e qëllimshme.

“Dy lidhje me i pasë me energji u dashtë me ditë që nuk guxon me rritë konsumin edhe me përfundu në import. Qëllimi ka qenë me përfundu në import”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Ajo njoftoi po ashtu se sot ka rënë edhe blloku B1 i KEK-ut.

Ekspertja e energjisë theksoi se aktualisht Kosova mbulon vetëm gjysmën e kërkesës për rrymë.