Fëmijët e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës [KEK], pritet t’u gëzohen dhuratave të cilat do t’i blej KEK-u për ta.
Për blerjen e tyre, kjo ndërmarrje publike kishte parashikuar të nënshkruaj Kontratë në vlerë deri 7,200 euro.
Së fundmi, nëpërmjet platformës për prokurim publik në Kosovës ”e-prokurimi” njofton se ka rekomanduar Operatorin Ekonomik “Merdian Express” me vlerë të përgjithshme të Kontratës 7,193.28 euro. me të cilin pritet të nënshkruaj Kontratë.
Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedura e çmimit të kuotimit, me kriter për dhënie të Kontratës, çmimi më i ulët.
Nëpërmjet këtij tenderi, KEK planifikon të blej 800 copë dhurata për festat e fundvitit që rezulton me rreth 9 euro për një të tillë.



