Home / Lajme / Rajoni / Përforcim i tranzicionit energjetik, Komuniteti i Energjisë krijon qendër mbështetëse për palët kontraktuese

Përforcim i tranzicionit energjetik, Komuniteti i Energjisë krijon qendër mbështetëse për palët kontraktuese

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka krijuar një qendër të re mbështetëse për palët kontraktuese, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe forcimin e tranzicionit energjetik në rajon.

Qendra ofron mbështetje teknike dhe këshillim për vendet kontraktuese në planifikimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme, përfshirë edhe zonat e rikuperimit (brownfields), si minierat e qymyrit të shfrytëzuara më parë.

Sipas Sekretariatit, iniciativa ka për qëllim të ndihmojë vendet kontraktuese të Komunitetit të Energjisë për të përmirësuar planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e projekteve të energjisë së pastër, duke i përshtatur ato me standardet evropiane dhe kërkesat ligjore të Komunitetit.

Qendra gjithashtu do të ofrojë udhëzime teknike, modele ligjore, praktika më të mira dhe asistencë profesionale, duke lehtësuar zbatimin e projekteve dhe përshpejtuar kalimin nga burimet fosile tek energjia e qëndrueshme.

Kjo nismë shihet si një hap i rëndësishëm drejt reduktimit të varësisë nga burimet fosile, përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit më të mirë të tregut energjetik në Ballkan me tregun evropian.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com