Janina Ymeri, thotë se ka rënie të bllokut A4 në KEK, duke paralajmëruar për gjendje të rëndë në sektorin e energjisë.
Sipas Ymerit, që nga 1 janari janë shënuar dy rënie të blloqeve, pasi pak ditë më parë zero gjenerim ka pasur edhe blloku B1. Ajo e quan këtë situatë kolaps të sistemit energjetik.
Ajo ka kritikuar edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se fitorja e saj nënkupton vazhdimin e avarive në KEK dhe importin masiv të energjisë.



