Home / Lajme / Rajoni / ‘Blackout’ dyorësh në Tiranë, riparohet avaria në rrjetin e transmetimit dhe rikthehet energjia

‘Blackout’ dyorësh në Tiranë, riparohet avaria në rrjetin e transmetimit dhe rikthehet energjia

Pas rreth dy orësh ndërprerje, energjia elektrike është rikthyer në zonat e Tiranës që u prekën nga një avari në linjën e transmetimit 110 kV të nënstacionit Traktora.

Operatori i shpërndarjes në Shqipëri bëri me dije se rreth orës 20:30 ishte stakuar linja 110 kV Tirana 220 kV – Traktora, duke lënë përkohësisht pa energji disa zona të kryeqytetit. Defekti është riparuar dhe zonat e prekura kanë marrë sërish furnizim me energji elektrike.

Sipas njoftimit, gjatë ndërprerjes, grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) manovruan me linjat alternative përmes skemave unazë, duke garantuar furnizimin për institucionet e rëndësisë së veçantë dhe rikthimin gradual të energjisë në disa zona brenda 30 minutash.

Ndër zonat që u prekën nga ndërprerja ishin pjesë të rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, si dhe disa segmente të rrugës së Elbasanit.