Kompania kroate Konçar – Elektroindustrija d.d. ka siguruar një kontratë për rinovimin e dy generatorëve në një hidrocentral ekzistues në Suedi, duke forcuar më tej praninë e saj në tregun evropian të energjisë.
Sipas njoftimit, projekti përfshin ndërhyrje të thella teknike në pajisjet kryesore të prodhimit, me qëllim përmirësimin e efikasitetit, rritjen e besueshmërisë dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së njësive gjeneruese, të cilat janë në operim prej dekadash. Punimet do të fokusohen në komponentë kyç të generatorëve, përfshirë sistemet elektrike dhe mekanike, në përputhje me standardet më të larta teknike.
Rinovimi i kapaciteteve ekzistuese hidrelektrike po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë strategjike në Evropë, veçanërisht në vendet me infrastrukturë të vjetër energjetike, ku modernizimi ofron përfitime të menjëhershme pa ndërtimin e kapaciteteve të reja.
Për Končar, ky projekt përfaqëson vazhdimësi të angazhimit të saj në projekte ndërkombëtare të modernizimit të centraleve hidrelektrike dhe dëshmon konkurrueshmërinë e industrisë energjetike rajonale në tregje të zhvilluara si ai suedez.



