Ekspertët e energjisë vlerësojnë se termocentralet e gazit me bashkëgjenerim janë një zgjidhje për pavarësinë energjetike dhe uljen e ndotjes në Maqedoni. Pas dështimit të investimit grek tani po përgatitet një investim i ri nga Hungaria. Ky është një investim që do ta tejkalojë ndjeshëm termocentralin aktual TE-TO me gaz në Shkup, i cili më parë konsiderohej si objekti më i madh i këtij lloji në vend.
Tani projekti i ri është zyrtarisht i lidhur me kompaninë “Status Energy DOO Skopje”, e cila ende nuk është regjistruar, por sipas informacioneve jozyrtare do të formohet nga një partner hungarez i lidhur me Grupin zviceran MET – një korporatë energjetike me një xhiro vjetore prej një miliard dollarësh në Evropën Lindore. Vetë përfshirja në planin shtetëror të energjisë nënkupton edhe një detyrim për të siguruar garanci bankare, gjë që tregon seriozitetin e qëllimit.
Në fillim të shkurtit nga Ministria e Eenergjetikës u njoftua se një termocentral i ri me gaz të bashkëgjeneruar është planifikuar të ndërtohet në rajonin e Vardarit me një kapacitet prej 495 megavatësh. Investimi total vlerësohet në 445.5 milionë euro. Kompania që ka shprehur interes për këtë është Statut Energy DOO Shkup.
Përzgjedhja u bë në bazë të parimit “Kush vjen i pari, merr shërbim”. Termocentrali i ri me gaz është pjesë e një plani për të ndërtuar kapacitete energjetike me një kapacitet prej 4.4 gigavatësh dhe një investim total prej mbi 3.7 miliardë eurosh. Për sektorin e energjisë, këto shifra janë mjaft të rëndësishme dhe të mëdha, por në të ardhmen nuk dihet nga të gjitha ato që janë hedhur në letër nëse dhe çfarë do të realizohet.
“Do të kërkojmë një garanci bankare prej 25,000 eurosh për 1 megavat dhe për 2-3 muaj do të dimë saktësisht se çfarë dhe kush është ku në procesin e marrjes së lejeve dhe fillimit të ndërtimit” , tha ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Vite më parë dështoi projekti i kompanisë greke Mitilineos që duhej të ndërtojë një central të ri kogjenerimi në Lagjen e Hekuranës në Shkup. Sipas projektligjit, ai duhej të merr përfitime nga shteti, blerje të garantuar të prodhimit, si dhe ndihmë shtetërore prej 50 milionë eurosh.
Vlera e investimit pritet të jetë 211 milionë euro dhe, sipas planit, përbëhet nga një central elektrik me kapacitet prej 90 deri në 105 megavat dhe një termoçentral me kapacitet prej 135 deri në 150 megavat. Prodhimi vjetor i energjisë elektrike pritej të jetë rreth 1.150 gigavat orë dhe rreth 275 gigavat orë nxehtësi, të cilat do të dërgoheshin n në sistemet përkatëse energjetike “MEPSO”, dhe sistemin e transferimit të nxehtësisë të Qytetit të Shkupit.
/Koha



