Deri në 280 shtëpi të familjeve në nevojë, në komuna të ndryshme të Kosovës, po përmirësohen për të siguruar kushtet më të ngrohta dhe më të mira të jetesës, në kuadër të projektit që financohet nga Qeveria e Danimarkës, zbatohet nga UNDP në Kosovë, ndërsa Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është implementues, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë.
Investimet përfshijnë izolimin e mbështjellësit të ndërtesës, përfshirë muret e jashtme, çatitë dhe tavanet, si dhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve me efikasitet të lartë, duke përmirësuar kushtet e jetesës dhe duke kontribuar në një të ardhme më të gjelbër.
Iniciativa për efiçiencë të energjisë, që pritet të përfundojë deri në vitin 2028, mbështet një tranzicion energjetik të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, njofton Energy Monitor.
Projekti #GreenEnergyFuture financohet nga Qeveria e Danimarkës, zbatohet nga UNDP në Kosovë, ndërsa Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është implementues, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë.



