Home / Lajme / Kosova / Pas investimeve në efiçiencë, qendra për punë sociale në Viti funksionon tani në kushte më të mira

Pas investimeve në efiçiencë, qendra për punë sociale në Viti funksionon tani në kushte më të mira

Qendra për punë sociale në Viti, e cila punëson 89 punonjës dhe ofron shërbime për qindra qytetarë, ka përfituar nga masat për përmirësimin e kushteve në ndërtesë, duke e bërë ambientin më të rehatshëm për punonjësit dhe qytetarët.

Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё (FKEE) ka implementuar masa për kursim të energjisë dhe përmirësim të komoditetit, ndërsa ndërtesa ka fituar edhe një pamje më të bukur për qytetin e Vitisë.

Ky projekt është një nga 17 projektet për të cilat auditimi dhe dizajni janë mundësuar nga Banka Botërore, ndërsa investimet janë financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njofton Energy Monitor.

Projekti tregon se investimet e tilla ndihmojnë jo vetëm në përmirësimin e kushteve për përdoruesit, por edhe në kursimin e energjisë dhe zhvillimin e ambientit urban.

/Energy Monitor