Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që detyron Pentagonin të blejë energji elektrike të prodhuar nga termocentralet me qymyr, në një përpjekje të re për të mbështetur industrinë e karburanteve fosile.
Urdhri parashikon marrëveshje afatgjata me impiantet e qymyrit dhe thekson ruajtjen dhe përdorimin strategjik të aseteve energjetike me bazë qymyrin. Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë të ditur sasinë e energjisë që do të blihet apo kushtet financiare.
Trump njoftoi gjithashtu 175 milionë dollarë investime për modernizimin e gjashtë termocentraleve në disa shtete amerikane.
Industria e qymyrit në ShBA ka pësuar rënie të vazhdueshme për shkak të konkurrencës nga gazi natyror dhe energjitë e rinovueshme. Kritikët paralajmërojnë se masa bie ndesh me përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa administrata e Trump e paraqet si çështje të sigurisë energjetike dhe kombëtare.



