Home / Lajme / Rajoni / Maqedoni e Veriut: Bozhinovska takon partnerët ndërkombëtarë për energjetikën dhe minierat

Maqedoni e Veriut: Bozhinovska takon partnerët ndërkombëtarë për energjetikën dhe minierat

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozhinovska, realizoi dje disa takime pune me partnerë ndërkombëtarë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin energjetik dhe të minierave.

Në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ola Sollstrom, u zhvilluan diskutime mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e minierave, duke përfshirë shkëmbimin e praktikave të mira nga ekspertët suedezë dhe bashkëpunimin me universitetet e Maqedonisë për të përmirësuar kapacitetet teknike dhe shkencore. U diskutuan edhe tema që lidhen me zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe projektet për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental si pjesë e përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicion të gjelbër, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Ministrja Bozhinovska realizoi takim edhe me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel, me të cilën biseduan për avancimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, duke përfshirë edhe mbështetje të burimeve të rinovueshme të energjisë, fuqizim i efikasitetit energjetik. Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i ekspertëve dhe shkëmbimi i zgjidhjeve inovative ndërmjet dy vendeve.

Në takim, me përfaqësues të Strategic and Social Research Foundation – Marmara Group u bisedua për organizimin e Samitit të 29-të Ekonomik Euroaziatik dhe ftesë zyrtare deri te ministrja Bozhinovska për pjesëmarrje në Samit. Temë e bisedimeve ishin edhe mundësitë investuese në energjinë solare, si dhe aktivitetet dhe planet vijuese të Ministrisë së Energjetikës.

“Ministrja Bozhinovska e theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për promovim të Maqedonisë së Veriut si vend përgjegjës modern, investues atraktiv dhe ekologjik, e cila në vazhdimësi e përparon sektorin energjetik dhe të minierave dhe e fuqizon bashkëpunimin rajonal”, thuhet në kumtesë.