Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, ka publikuar për konsultim publik draftin e Rregullës mbi Kompenzimin Financiar për Kufizimin sipas Skemave Mbështetëse.
Ky rregull i ri përcakton rolet dhe përgjegjësitë e ZRRE-së, operatorëve të rrjetit dhe Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme (OER) në llogaritjen dhe pagesën e kompensimit financiar për të ashtuquajturit Prodhues të Privilegjuar, përcjell Energy Monitor.
- Komentet duhet të dorëzohen jo më vonë se 27 shkurt 2026, në adresën elektronike: info@ero-ks.org
- Klikoni këtu për dokumentin e plotë.
Në këtë kategori përfshihen prodhuesit që përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë (BRE), me përjashtim të rasteve kur një prodhues ka marrëveshje kyçjeje në pjesë të rrjetit, nuk ka garanci për furnizim të qëndrueshëm të energjisë ose nuk nominojnë energjinë në treg.
ZRRE fton të gjitha palët e interesuara, përfshirë operatorët e licencuar, prodhuesit e energjisë, institucionet relevante, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë, që të shqyrtojnë draft-rregullën dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre me shkrim.



