Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka lansuar zyrtarisht kalkulatorin online për llogaritjen e masave përmirësuese të efiçiencës së energjisë në ndërtesa.
Ky mjet u mundëson institucioneve dhe qytetarëve që të përzgjedhin masat e mundshme për renovim, si izolimi termik, ndërrimi i dritareve, instalimi i sistemeve të reja të ngrohjes dhe ndërhyrje të tjera të ngjashme. Përmes kalkulatorit, përdoruesit mund të vlerësojnë kursimin e pritshëm të energjisë, uljen e kostove mujore, si dhe ndikimin financiar dhe mjedisor të investimit, njofton Energy Monitor.
Kalkulatori është zhvilluar për të mbështetur zbatimin e masave për efiçiencë të energjisë në sektorin e ndërtesave dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi përfitimet konkrete që sjellin investimet në këtë fushë.
Kalkulatori është i qasshëm në faqen zyrtare të FKEE-së, ose duke klikuar këtu.



