Nga mesnata, çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 në Maqedoninë e Veriut do të rriten për një denar, ndërsa ato të EURODIZEL dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshohen.
Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,233 den/kg dhe tani do të arrijë në 33,883 den/kg.
Nga mesnata, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 73 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 75 denarë për litër. Çmimi i dizelit do të jetë 68 denarë për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri 67 denarë për litër.
Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës duke filluar nga ora 00:01 e datës 17.2.2025.
Tregtarët me shumicë dhe me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport mund të vendosin çmime për çdo derivat të naftës dhe karburanti për transport edhe më ulët se çmimet më të larta të përcaktuara.



