Home / Lajme / Tjera / Sindikata e Re e KEK-ut takohet me Kryetarin e Obiliqit, diskutohet për punëtorët dhe komunitetin

Sindikata e Re e KEK-ut takohet me Kryetarin e Obiliqit, diskutohet për punëtorët dhe komunitetin

Sot, Kryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), z. Xhelal Jashari, së bashku me anëtarët e kryesisë, zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i komunës, z. Berat Gashi, si dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Emergjenca, z. Valon Svirca.

Fillimisht, përfaqësuesit institucionalë shkëmbyen urime për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre udhëheqëse.

Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me gjendjen dhe shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut, si dhe me situatën e komunitetit që jeton në afërsi të Korporatës Energjetike të Kosovës. Palët theksuan nevojën për koordinim më të ngushtë dhe komunikim të vazhdueshëm për të adresuar sfidat me të cilat përballen punëtorët dhe qytetarët e Obiliqit, njofton Energy Monitor.

Në përfundim, u shpreh gatishmëri për bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim përmirësimin e kushteve për punëtorët e KEK-ut dhe mirëqenien e qytetarëve të komunës. Takimi u mbyll me urime me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

/Energy Monitor