Qeveria federale e Gjermanisë ka miratuar një grant prej 54 milionë eurosh për krijimin e një qendre kërkimore të teknologjive të hidrogjenit në Bavari, në jug të vendit.
Fondet, të siguruara nga Ministria Federale e Transportit, do të përdoren për ndërtimin e një infrastrukture të avancuar kërkimore dhe laboratorike në Pfeffenhausen, me fokus kryesor te aplikimet e hidrogjenit në transport dhe teknologjitë e ardhshme të mobilitetit.
Qendra e re, e quajtur Hydrogen Technology User Centre (WTAZ), synon të krijojë një ambient të pajisur me laboratorë të specializuar për zhvillimin dhe testimin e teknologjive të hidrogjenit. Ajo përfshin infrastrukturë për përdorimin e hidrogjenit të lëngshëm, testimin e motorëve të djegies me hidrogjen, stende për ruajtjen dhe monitorimin e hidrogjenit, si dhe testet e sistemeve të furnizimit me këtë energji të pastër.
Qendra do t’i mundësojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, startup-eve dhe industrisë furnizuese të zhvillojnë teknologji të reja dhe të njejtat ti bëjnë gati për treg.
Projekti është pjesë e strategjisë kombëtare gjermane për hidrogjen dhe mbështetet nga Plani Gjerman i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, me financim përmes Skemës Evropiane të Rindërtimit dhe Qëndrueshmërisë.
Zhvillimi i këtij qendre kërkimore është një hap strategjik për industrinë gjermane drejt përdorimit të hidrogjenit, veçanërisht në sektorët e transportit të rëndë dhe mobilitetit urban, si dhe një komponent i rëndësishëm i përpjekjeve më të gjera për dekarbonizimin e ekonomisë.



