Home / Lajme / Mjedisi / Sllovenia vendos tarifë për ndotjen e ajrit dhe zhurmës nga kamionët

Sllovenia vendos tarifë për ndotjen e ajrit dhe zhurmës nga kamionët

Sllovenia ka miratuar një rregullore të re që vendos një tarifë për ndotjen e ajrit dhe zhurmës së shkaktuar nga kamionët që qarkullojnë në rrugët kombëtare, duke synuar përmirësimin e cilësisë së mjedisit dhe zvogëlimin e ndotjes nga trafiku i transportit rrugor.

Sipas masës së re, kamionët do të duhet të paguajnë një tarifë bazuar në nivelin e emetimeve të lëshuar në ajër dhe intensitetin e zhurmës gjatë përdorimit të rrugëve. Kjo do të ndikojë kryesisht në transportin e mallrave me kamionë të klasave më të vjetra dhe me norma më të larta ndotjeje, ndërsa automjetet më të pastra dhe më të reja do të përballen me tarifa më të ulëta, njofton Balkan Green Energy News.

Qeveria sllovene ka deklaruar se tarifat e reja do t’i përkrahë objektivat e përmirësimit të cilësisë së ajrit, reduktimit të ndotjes akustike dhe nxitjes së një flote transporti më të qëndrueshme dhe me teknologji më të pastër. Masat synojnë gjithashtu të rrisin përdorimin e automjeteve me emetime më të ulëta, duke përshpejtuar tranzicionin drejt transportit më miqësor ndaj mjedisit, përcjell Energy Monitor.

Autoritetet kanë nënvizuar se të ardhurat nga këto tarifa do të përdoren për përmirësime infrastrukturore dhe projekte të qëndrueshme mjedisore, përfshirë investime në transport publik dhe masa për reduktimin e ndotjes urbane.

/Energy Monitor
/photo by Marcin Jozwiak on Unsplash