Sot gjatë ditës Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli ka pritur në takim përfaqësuesin rezident të UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Querios.
Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy palëve në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit, raporton Energy Monitor.
Ky takim shënon fillimin e një kapitulli të ri bashkëpunimi, të fokusuar në adresimin e sfidave klimatike, promovimin e politikave të gjelbra dhe avancimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për qytetarët.
Nga ministrja znj.Pacolli u shpreh gatishmëria për të forcuar partneritetin me UNDP, me qëllim avancimin e prioriteteve të Ministrisë në qeverisjen mjedisore dhe krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme për të gjithë.



