Home / Lajme / Rajoni / Zagrebaçki Holding nënshkruan kredi “të gjelbër” prej 56 milionë eurosh me IFC

Zagrebaçki Holding nënshkruan kredi “të gjelbër” prej 56 milionë eurosh me IFC

Zagrebaçki Holding, kompania e shërbimeve publike e kryeqytetit kroat, Zagrebit, ka nënshkruar një marrëveshje për një kredi “të gjelbër” me vlerë deri në 56 milionë euro me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore.

Sipas njoftimit, fondet do të përdoren për modernizimin e pajisjeve dhe flotës komunale të Zagrebaçki Holding, duke përfshirë mbi 300 automjete, makineri dhe pajisje të specializuara që shërbejnë për menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe infrastrukturës rrugore.

Investimet synojnë rritjen e efikasitetit operacional, uljen e emetimeve të gazrave serrë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve komunale për qytetarët e Zagrebit, përcjell Energy Monitor.

Marrëveshja me IFC është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të avancuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të kontribuar në tranzicionin drejt një ekonomie më të gjelbër, në përputhje me objektivat kombëtare dhe evropiane për klimën dhe mjedisin.

/Energy Monitor