Kompania energjetike turke Fortis Energy ka nënshkruar një letër mandati me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zhvillimin e një parku diellor me kapacitet 270 megavat-pik (MWp) në Serbi, një fazë e rëndësishme në sigurimin e financimit për këtë projekt.
Letra e mandati tregon përkushtimin e BERZH për të mbështetur strukturat financiare dhe investimet e nevojshme për realizimin e projektit, i cili synon të forcojë portofolin e energjisë diellore në Serbi dhe të ulë varësinë nga burimet fosile, përcjell Energy Monitor.
Parku diellor me kapacitet 270 MWp përfaqëson ndër projektet më të mëdha të energjisë së ripërtëritshme në Serbi, duke prodhuar sasi të konsiderueshme energjie nga burime të ripërtëritshme.
Projekti përputhet me strategjitë kombëtare dhe rajonale për zgjerimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme dhe për të përmbushur objektivat e tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor.



