Home / Lajme / Kosova / Shkolla në Viti pas renovimit do të kursejë deri në 78% energji elektrike

Shkolla në Viti pas renovimit do të kursejë deri në 78% energji elektrike

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka bërë të ditur se renovimi i shkollës “Njazi Rexhepi” në Viti po vazhdon, ndërsa pas përfundimit të plotë të punimeve pritet që objekti të kursejë deri në 78% të energjisë elektrike falë masave të efiçiencës së energjisë.

Në objekt tashmë kanë përfunduar punimet për izolimin e jashtëm të mureve dhe kulmit, instalimin e kaldajës me pelet si dhe vendosjen e ndriçimit LED efiçient.

Falë këtyre ndërhyrjeve, rreth 285 nxënës dhe anëtarë të stafit po zhvillojnë mësimin në kushte dukshëm më të mira, përcjell Energy Monitor.

Ky është një nga 17 projektet për të cilat auditimi dhe dizajni janë mundësuar nga Banka Botërore, ndërsa investimi është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com