Home / Lajme / Kosova / Gratë e Kosovës në Energji dhe Miniera shënojnë 4-vjetorin e themelimit

Gratë e Kosovës në Energji dhe Miniera shënojnë 4-vjetorin e themelimit

Të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, rrjeti Gratë e Kosovës në Energji dhe Miniera ka shënuar përvjetorin e katërt të themelimit, duke mbledhur anëtarë, partnerë dhe përfaqësues institucionalë që mbështesin avancimin e rolit të grave në këta sektorë.

Në këtë ngjarje morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, Zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, Drejtori Ekzekutiv i KOSTT-it, Trim Tërnava, si dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, njofton Energy Monitor.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e fuqizimit të grave në sektorët e energjisë dhe minierave, si dhe nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe industrisë për të rritur përfaqësimin dhe udhëheqjen e grave, përcjell Energy Monitor.

Organizatorët vlerësuan se mesazhi kryesor i aktivitetit ishte i qartë: progresi përshpejtohet kur gratë kanë rol udhëheqës. Rrjeti falënderoi të gjithë partnerët dhe mbështetësit për kontributin në këtë rrugëtim dhe theksoi përkushtimin për hapat e radhës në fuqizimin e grave në sektor.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com