Zyrtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) pritet të raportojnë në komisionin parlamentar që sipas deputetëve të partive opozitare dhe bizneseve mbetet çështje urgjente.
Ata do të japin shpjegime para Komisionit Parlamentar për vendimet që morën për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe krejt situatën energjetike në vend raportoi Klan Kosova të dielën.
Ishte deputetja e Lidhjews Demokratike të Kosovës (LDK) Janina Ymeri që e shprehet e bindur se për këtë autoritet rregullativ nuk përjashtohet edhe masa ndëshkuese.
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u shpreh direkt se përgjegjësinë për krizën energjetike e ka direkt partia në pushtet.



